MENU
klinika

"Kërkon opozitë moniste për të qenë vetë në krye"

“Jemi në luftë me oligarkët”, Roland Bejko ‘zbërthen’ prapaskenat e forta ndaj Berishës

10.09.2023 - 14:01

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha kërkon opozitë moniste.

Sipas tij është humbur mjaftueshëm kohë dhe tanimë duhet një fokus shumë i madh te rindërtimi i një partie për Shqipërinë.

Bejko deklaroi se janë në luftë edhe me oligarkët.

“Ne përmbyllëm në këto dy vjet fazën e parë, të diktuar jo nga ne, por nga rrethana objektive që s’përcaktoheshin nga ne, për shkak të konfliktit që ka ndodhur dhe historikun e këtij konflikti e dinë të gjithë. Ideja është që u mbyll faza e parë, e rezistencës, e ruajtjes së Partisë Demokratike.

Përvec Berishës që ndau partinë në dy pjesë, krijoi një parti të re që e mban pa emër dhe nuk pranon një opozitë plurale, por kërkon një opozitë moniste vetëm me të në krye, janë dhe oligarkët që i kemi peshqesh, të cilët punojnë vazhdimisht për ta ndarë partinë demokratike dhe për ta eleminuar atë,” – u shpreh Bejko.