MENU
klinika

Thashethemet për shëndetin e liderit çeçen

Kadyrov po gjen “shpëtim” tek Gjermania…

27.09.2023 - 16:12

Dyshimet po shtohen se mjekët gjermanë po ndihmojnë fshehtazi kryekomandantin e sëmurë të Vladimir Putin, Ramzan Kadyrov, për t’i shpëtuar jetën.

Kreu i Çeçenisë, i cili ka furnizuar me dhjetëra mijëra trupa për luftën e Rusisë në Ukrainë, besohet të jetë në Klinikën e Kremlinit, I mbrojtur nga grupi i tij i sigurisë, sipas një raporti të East2West News.

46-vjeçari mendohet se po merr trajtim për një sëmundje akute të veshkave, e cila ka shkaktuar ndryshimin dramatik të pamjes së tij në muajt e fundit, pasi ai është fryrë dhe lëviz ngadalë.

Tani vëmendja po përqendrohet në një “ambulancë ajrore gjermane” Lear Jet, e cila, pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe marrëdhënieve të tensionuara me NATO-n, thuhet se ka bërë disa udhëtime në Moskë ditët e fundit.

Javën e kaluar, Kadyrov pranoi se ishte në spital, por pretendoi se po vizitonte një dajë atje. Megjithatë, ka dyshime të forta se komandanti i luftës – i quajtur “kriminel lufte” nga Ukraina – është në të vërtetë pacient në klinikë.

Kanali Telegram VChK-OGPU tha se nuk ka gjasa që Kadyrov të mund të dërgohej në Gjermani për trajtim për shkak të luftës.

Por spekulohet se kirurgë dhe/ose një veshkë për transplantim mund të ishin sjellë në Moskë nga Gjermania, një vend i NATO-s. “Airambulanca” – e regjistruar si D-CFAZ me një numër IFA1293 – ishte në Moskë pasi kishte fluturuar nga Vjena më 18 shtator.

Kadyrov gjithashtu besohej të ishte në Moskë këtë ditë. Sipas kanalit Telegram, avioni Lear kishte fikur transponderin e tij teksa po i afrohej Rusisë.

Më 20 shtator, avioni u kthye në kryeqytetin rus me sa duket duke sjellë dikë nga Nuremberg.

Ndaj edhe mediat e huaja kanë bërë lidhjen me Kadyrov.