MENU
klinika

Plagosi efektivin e “Shqiponjave” dhe u arratis

Klered Bozhanaj shfaqet i qetë para Gjykatës: Jam amerikan, jo shqiptar

23.09.2023 - 10:59

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 42-vjeçarin Klered Bozhanajn që tre ditë më parë plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se autori ka folur në gjyq, teksa ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Në seancë 42-vjeçari tha se është amerikan dhe jo shqiptar.

Avokati i tij Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim spitalor për klientin e tij, por gjykata caktoi masen e sigurise arrest ne burg per Bozhanaj.