MENU
klinika

Bardhi takon nesër deputetët e Berishës

Kulluri: E ‘harroi’ faktin që SHBA e shpalli ‘non grata’! Bashkimi i pamundur

12.09.2023 - 19:21

Anëtari i Kryesisë së Partisë demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar brenda kampit blu.

Teksa ditën e nesërme Gazment Bardhi do të mbledhë sërish deputetët e Berishës në një takim, Kulluri thotë se ai e paska ‘harruar’ dhe lënë pas krahëve faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur non grata.

Në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, drejtori i marrëdhënieve me publikun në PD, Kulluri thotë se tashmë bashkimi është i pamundur.

“Opozita rregullohet me akte konkrete. Kur PD perceptohet e përçarë, nuk e ndihmon në rritje. Bashkimi është i pamundur në kushte ku jemi. Arsyeja përse u ndanë nuk ka rënë, janë aty, shpallja non grata e Berishës. Me sa duket për Bardhin s’ka më rëndësi opinioni i SHBA. Mirë është të jenë seriozë kur marrin hapa.

Ky kusht nuk ka rënë, ndërkohë që kemi edhe Rithemelimin që mori përsipër të rrëzonte qeverinë, revolucion, derisa u katandisën me 400 veta në protestë. Ky stil i revolucionit nuk funksion. Çështja është ca do ndikojë në kushtet e reja. O do bien kushtet e ndarjes, ose duhet të rriten të dy palët paralelisht, ose njëra aq shumë sa të kapërcejë kufirin e 700 mijë votave për t’u bërë opozitë fituese. Rithemelimi më 14 maj mori goditje shumë të rëndë”, tha Kulluri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipja, kjo pasuri nga kohërat...

Eqrem Çabej: Çfarë është gjuha?