MENU
klinika

Akuzohen për 6 vrasje dhe krime të tjera

Kur do të mbahet gjyqi për 12 të arrestuarit e grupit të Laert Haxhiut

29.09.2023 - 17:02

Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca gjyqësore lidhur me operacionin “Never Forget”, në Gjykatën e Elbasanit.

Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se seanca gjyqësore do të mbahet në orën 10:00.

Prokuroria Elbasanit kërkon masën e “arrestit me burg” për të gjithë të ndaluarit, ndërkohë mësohet se seanca do të drejtohet nga Prokuror Kreshnik Ajazi, gjyqtare Megi Strakosha.

Kujtojmë se në operacionin “Never Forget” u arrestuan 12 persona të dyshuar për 6 vrasje dhe krime të tjera në Shqipëri, të cilët ishin pjesë e grupit të Laert Haxhiut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i arrestuar

Publikon emrat e pesë personave me rrezikshmëri të lartë

Ngjarjet e fundit i kanë rikthyer në vëmendje

Kush po i vret ‘adoleshentët’ e bandës së Lushnjes?