MENU
klinika

“Nuk diskriminohet me respekt”

Kurti: Duam të njëjtën vëmendje si komuniteti serb në Kosovë

13.09.2023 - 18:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rikthyer vëmendjen tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Duke iu referuar raporteve, Kurti shkruan se rreth “6000 shqiptarë janë larguar ilegalisht nga listat e votuesve dhe nuk mund të votojnë, punojnë, blejnë pronë apo t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.”

“6000 shqiptarë etnikë (siç raporton Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier) janë hequr ilegalisht nga listat e votuesve dhe për këtë arsye nuk mund të votojnë, të punojnë, të blejnë prona apo t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë”, shkruan Kurti.

Përmes një statusi në rrjetin social “X”, kreu i qeverisë kosovare, Kurti kërkon respekt reciprok për shqiptarët, ashtu siç po respektohen serbët në Kosovë. “Ne nuk mund të diskriminojmë me respekt. Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë vëmendjen e njëjtë si komuniteti serb në Kosovë. Ky është premtimi për të drejtat e minoriteteve – se etniteti nuk mund dhe nuk duhet të përcaktojë vlerën tuaj në një shtet”, shkruan kryeministri. We cannot discriminate in respect. The Albanian community in Serbia is entitled to the same attention as the Serb community in Kosova. That is the very premise of minority rights—that ethnicity cannot and should not determine your worth, or lack thereof, in a country. — Albin Kurti (@albinkurti) September 13, 2023