MENU
klinika

EMRAT/ Bardhi ‘përballë’ Berishës!

Kush janë 43 deputetët që u ulën në tryezën e ligjvënësve të opozitës!

05.09.2023 - 12:50

Thirrjes së Gazment Bardhit për të qenë pjesë në një tryezë të përbashkët të deputetëve demokratë, por edhe aleatëve të opozitës i janë përgjigjur 43 ligjvënës të Kuvendit të Shqipërisë.

Gazetari Osman Stafa ka zbardhur listën e deputetëve të cilët janë bashkuar sot në tryezën e të djathtës, e cila sipas organizatorëve ka për qëllim unifikimin e aksionit opozitar.
Në tryezë ka marrë pjesë Sali Berisha dhe përkrahësit e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe aleatët si Fatmir Mediu, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.
I vetmi që nuk i është përgjigjur thirrjes është Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda, Nusret Avdullaj dhe Gëzim Ademaj, të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Ndërkohë që në krahun tjetër janë deputetët e pozicionuar qartë pro Lulzim Bashës, të cilët në total janë 11.
Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Petrit Doda kanë marrë pjesë online, pasi ndodhen jashtë vendit.

Të pranishëm në mbledhje:

1. Gazment Bardhi;
2. Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);
3. Dhurata Çupi;
4. Saimir Korreshi;
5. Dashnor Sula;
6. Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
7. Zheni Gjergji;
8. Qani Xhafa;
9. Helidon Bushati;
10. Ramadan Likaj;
11. Xhelal Mziut;
12. Flamur Hoxha;
13. Bledion Nallbati;
14. Agron Gjekmarkaj;
15. Ferdinand Xhaferaj;
16. Ervin Salianji;
17. Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);
18. Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
19. Fatmir Mediu (PR);
20. Agron Duka (PAA);
21. Vangjel Dule (PBDNJ);
22. Dashamir Shehi (LZHK);
23. Greta Bardeli;
24. Ina Zhupa;
25. Isuf Çela;
26. Asllan Dogjani;
27. Bujar Leskaj;
28. Edi Paloka;
29. Kastriot Piroli;
30. Lindita Metaliaj;
31. Ludovik Hasanaj;
32. Sorina Koti;
33. Tomorr Alizoti;
34. Edmond Spaho;
35. Albana Vokshi;
36. Flamur Noka;
37. Oerd Bylykbashi;
38. Luan Baçi;
39. Tritan Shehu;
40. Sali Berisha;
41. Kasem Mahmutaj;
42. Elda Hoti
43. Emilja Koliqi

Mungojnë:

1. Lulzim Basha;
2. Enkelejd Alibeaj;
3. Orjola Pampuri;
4. Arbi Agalliu;
5. Kreshnik Çollaku
6. Eralda Bano;
7. Flutura Açka;
8. Merita Bakiu;
9. Selaudin Jakupllari;
10. Andia Ulliri;
11. Shpëtim Idrizi (PDIU);
12. Mesila Doda (PDIU);
13. Nusret Avdullaj (PDIU);
14. Gëzim Ademaj (PDIU);
15. Agron Shehaj (ndodhet jashtë)
16. Orjela Nebiaj;

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Udha e mbarë i qoftë në bunkerin anti-amerikan"

Lulzim Basha mesazh Gazment Bardhit: Reflekto