MENU
klinika

Prokuroria lehtësoi akuzat për Rrajat

Kushërinjtë e fisit Maja kundër aktit mjeko-ligjor

12.09.2023 - 13:53

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja e kanë kundërshtuar aktin mjeko-ligjor, teksa një ditë më parë Prokuroria zbuti akuzat për anëtarët e fisit Rraja.

Mësohet se ata do të bëjnë kallëzim kundër eksperteve që kanë bërë aktin mjeko ligjor. Eksperti mjeko-ligjor Elton Serani më 24 korrik 2023 cilësoi si plagosje të lehtë rrahjen barbare të tyre në Fushë-Krujë nga fisi Rraja.

Ngjarja e ndodhur më 6 korrik të këtij viti shokoi opinionin publik, pasi në media u publikua një video e dhunës barbare nga anëtarët e fisit Rraja, xhiruar nga vetë personat që e ushtruan atë. Për ngjarjen e ndodhur me 6 korrrik të këtij viti, u arrestuan dhe u lanë në burg Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj, si dhe janë ende në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja.