MENU
klinika

"Miratoni minimumi jetik, është urgjencë"

“Lëvizja Bashkë” protestë para Kuvendit

21.09.2023 - 11:28

Ndërsa ka nisur seanca plenare, në ambientet e jashtme të Kuvendit, “Lëvizja Bashkë” e ka pritur me protestë.

Anëtarët e kësaj lëvizjeje shprehen se kërkojnë që të miratohet minimumi jetik të jetesës.

“Në këto 30 vite këta njerëz janë bërë miliarderë, janë bërë me prona, madje edhe investitorë strategjikë. Po grabisin toka dhe para publike. Pafundësisht. Minimumi jetik, është urgjencë për ta nxjerrë popullin shqiptar nga varfëria”, u shprehën ata.