MENU
klinika

Fotot/ “Na kërcënoi se do të na vriste”

Masakroi të motrën me thikë, zbardhet dëshmia e 40-vjeçares

03.09.2023 - 10:04

“Na kërcënoi se do të na vriste”, ka dëshmuar në polici Marsela Pushani, e cila dyshohet se masakroi me thikë të motrën, mesditën e së shtunës (2 shtator) në banesën ku jetonin në kryeqytet.


Viktima Amanda Pushani
Sipas autores së dyshuar e motra ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh dhe problematike.

Ajo tregoi se në momentin kur ndodhi krimi, viktima Amanda Pushani e kishte kërcënuar me jetë atë dhe nënën e saj, duke theksuar se veproi në kushtet e vetë mbrojtjes.

“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga policia, sipas News24.

Autore e dyshuar, Marsela Pushani

Vijon…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN