MENU
klinika

Ja si u justifikua

Mbolli kanabis në shtëpi, zbulohet deklarata e Encës në polici

12.09.2023 - 13:13

Këngëtarja e njohur Ruensa Haxhiaj ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm (12 shtator) për kultivim të lëndës narkotike kanabis në banesën e saj.

Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Balcony”, duke gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër.

Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është arrestuar dhe i dashuri i saj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN