MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më kërcasin kockat e këmbës shpesh. A vuaj nga ndonjë sëmundje?

25.09.2023 - 14:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më kërcasin kockat e këmbës shpesh. A vuaj nga ndonjë sëmundje?

Mjeku: Kur themi më kërcasin këmbët, nënkuptojmë një kërcitje që ndihet në artikulacione. Kjo kërcitje mund të jetë në nyje, në gju, në kofshë etj. Në përgjithësi kërcitjet që janë pa dhimbje dhe nuk krijojnë kufizime në jetën e përditshme ne i quajmë të padëmshme, megjithatë ka dhe raste kur kërcitja mund të jetë shenjë e një sëmundje.

Për shembull, nëse një pacient ndien kërcitje të vazhdueshme në gju, dhe është i ri, arsyeja e kësaj kërcitje mund të jenë dëmtimet brenda gjurit. Një dëmtim i menisqeve kërcit, por ndonjëherë mund të jetë edhe ajo që ne e quajmë luksacion i patelës ose kupës së gjurit. Për një përgjigje më të saktë, pacienti duhet të ekzaminohet, të kryhet konsulta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN