MENU
klinika

Mes tyre edhe një polic

Megaoperacioni e RENEA-s me FNSH/ 7 të arrestuar në Elbasan

14.09.2023 - 10:10

Në kuadër të operacionit antidrogë që po zhvillohet në disa qytete të vendit bëhet me dije se në Korçë janë arrestuar 18 persona.

Më herët, në Elbasan bëhet me dije se janë arrestuar 7 në persona dhe 5 janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve edhe një polic.

Efektivi Saimir Hysa është vënë në pranga nën akuzë për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit. Në pranga Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli. Arrestimet në Elbasan, të ndaluarit nën akuzë për drogë, armë pa leje e trafik veprash të tjera.

Ndërkohë një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet këtë të enjte në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Prokuroria e Tiranës ka firmosur të paktën 112 urdhër-arreste dhe deri më tani janë ekzekutuar 70 prej tyre.

Po ashtu, deri në këto momente, raportohet të jenë sekuestruar mbi 3 kg kokainë. Ndërkohë gjatë operacionit është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë.

Burimet thonë gjithashtu se janë kapur qindra doza kanabisi dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash. Në këtë veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mësohet se ka edhe vajza të përfshira.

Përveç Tiranës, operacioni është zhvilluar edhe në qytete të tjera ku forcat e RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Fier, Durrës e Korçë.

Hetimet për rastin kanë nisur afro 6 muaj më parë. Autoritetet mësohet e kanë dokumentuar këtë aktivitet kriminal me përgjime, duke i mbajtur në vëzhgim anëtarët dhe një pjesë edhe me blerje të stimuluara. Ndërkohë gjatë operacionit është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë, një lloj droge xhelatinoze.

"Viktima nuk ka pasur armë, qitësi jo më larg se 1 metër"

Del akt-ekspertimit për vrasjen e Xhuvanit

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini