MENU
klinika

“Opozita qëndron shumë keq me sondazhe”/

Misioni i pamundur i Haradinajt për rrëzimin e Qeverisë Kurti

18.09.2023 - 12:54

Ka disa ditë që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës ta rrëzojë Qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se dialogu dhe qeverisja janë në rrugë të gabuar që i ka sjellë vendit shumë dëme.

Haradinaj në seancën e Kuvendit, ka thënë se është detyrë e parlamentit të shpëtojë Kosovën, duke rrëzuar Qeverinë Kurti, ndërsa i ka lutur deputetët që ta nënshkruajnë mocionin e iniciuar nga partia e tij.

Haradinaj nuk ishte i vetëm në këtë thirrje, pasi një mocion të tillë e përkrah edhe partia e dytë opozitare në Kuvendin e Kosovës, LDK.

Është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili u shpreh se arsyet për mosbesim ekzistojnë gjithmonë, por duhet numër i deputetëve për ta përkrahur.

Ai deklaroi se LDK-ja mbështet një mocion të suksesshëm ndërsa në këtë situatë është mision dhe angazhim i pasuksesshëm

“Iniciativa e zoti Haradinaj për mocion mosbesimi nuk është e sotshme, ka disa muaj që e ka fillu mocionin. Për LDK-në nuk ka ndryshu asgjë gjendja as në raport me zhvillimet brenda apo jashtë. Arsyet për një mosbesim ekzistojnë gjithmonë por duhet numër i deputetëve për ta përkrahur, duhen 61 deputetë për ta përkrahur. LDK mbështet një mocion të suksesshëm ndërsa në këtë situatë është mision dhe angazhim i pasuksesshëm, sepse nuk jemi masë kritike për ta bërë të suksesshëm” deklaroi Haziri.

Kujtojmë që një thirrje e tillë po përsëritet mjaft shumë pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, takimi i cili përfundoi pa rezultat.

Ahmeti: Kam një bindje se partitë opozitare qëndrojnë shumë keq në sondazhe

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Hidajet Ahmeti.

Ai u shpreh se këto deklarata të opozitës janë vetëm për konsum të brendshëm politik.

Sipas tij, çdo parti politike bën matje të përkrahjes politike në popull, e cila matje reale shumicën e herëve mbetet brenda suazave të brendshme të partive politike.

“Deklaratat publike nga zyrtarët e partive politike opozitare përdoren për konsum të brendshëm politik, por jo se realisht brenda këtyre partive kanë këtë disponim politik për ta filluar apo mbështetur një mocion të tillë. Çdo parti politike bën matje të përkrahjes politike në popull, e cila matje reale shumicën e herëve mbetet brenda suazave të brendshme të partive politike, aq më shumë kur partitë politike dalin keq në ato matje”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që opozita qëndron shumë keq me sondazhe dhe momentalisht këto deklarata janë retorikë politike.

“Duke u mbështetur në shume faktor, kam një bindje se partitë opozitare qëndrojnë shumë keq në sondazhe dhe çdo kalkulim i tyre politik nuk është i favorshëm që vendi të shkojë në zgjedhje në këtë kohë. Nuk do të thotë që opozita nuk do të ketë momentumin politik për ta nisur mocionin e mosbesimit dhe për ta shkarkuar Qeverinë Kurti, por momentalisht deklaratat e tyre për një mocion të tillë janë retorikë politike”, nënvizoi Ahmeti për “Bota sot”.

Mehmeti: ky nuk është qëndrimi i LDK-së

Ndërsa, analisti tjetër politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që ky nuk është qëndrim i LDK-së, por personal i Hazirit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta me pandeminë, drejtuesit e UÇK në Hagë

Kosova në vitin 2020/ Krizat e njëpasnjëshme