MENU
klinika

Aksident i rëndë në dalje të Konispolit

Mjeti del nga rruga, humb jetën 35-vjeçarja

04.09.2023 - 08:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:50, ku automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. P., 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, A. P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.

Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.