Reperi i dashur për publikun shqiptar, Mozzik, feston këtë të premte ditën e tij të lindjes.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu mbush sot 28 vjeç. Dhe në këtë ditë të veçantë për të, këngëtari ka uruar veten me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se i është falenderues Zotit për të gjitha të mirat që ka.
Por jo vetëm kaq, pasi Mozzik lutet gjithashtu që dhe ky vit të mos e gjejë beqar.
“28 Vite sot ! Faleminderit Zotit për krejt t’mirat e shëndetin .Faleminderit qe më bërë pikërisht prej atyre qe s’dinë me u thy ..Faleminderit familje shoqëri. Faleminderit dashamirë/e t’muzikës time qe sot bashkë jemi ku jemi! Jetoni për ftyrë , ruaje nderin. Qeshini jetës sado qe iu shikon keq !(ishallaqekyvitsmnxensingle”– shkroi reperi krahas postimit.