MENU
klinika

Larg Hanës dhe i sëmurë!

Mozzik përfundon në spital!

04.01.2020 - 16:15

Mozzik nuk e ka nisur me këmbën e mbarë Vitin e Ri 2020.

Reperi i njohur ka përfunduar në spital dhe lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ai me një postim në Instagram.

Mozzik shfaqet i shtrirë në spital, duke marrë serum në krahun ku ka bërë tatuazhin për vogëlushen e tij Hana.

Viti i ri e ka gjetur jo vetëm në gjendje jo të mirë shëndetësore, por edhe larg bijës së tij, e cila jeton në Zvicër me të ëmën Loredana!

Ai mungoi edhe në festën e ditëlindjes së Hanës, pasi Loredana ftoi të afërm e familjarë pak javë më parë.

Nuk e dimë sesi i kanë marrëdhëniet, por për momentin Mozzik është i fokusuar te karriera dhe një bashkëpunim i shumëpritur që thuhet se po vjen me Tayna-n.