MENU
klinika

Radhën e ka Kuvendi

Ndryshimet në qeveri/ Begaj dekreton shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj

09.09.2023 - 11:43

Menjëherë pas dorëzimit të letrave në tavolinë, presidenti Bajram Begaj nuk ka nguruar të zbatojë me përpikmëri urdhrat e kryeministrit Edi Rama përsa i përket dekretimeve të ministrave të rinj.

Pas kthimit nga Kazakistani ku ndodhej në një vizitë zyrtare, Begaj ditën e sotme ka dekretuar shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra dhe emrat e ministrave të rinj të kabinetit të qeverisë Rama.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj”, thuhet njoftimin e Presidencës.

Ndryshimet në qeveri/ Begaj 'zbaton' urdhrat e Ramës,

Burime për ‘Pamfletin’ konfirmuan dje që ditën e hënë është planifikuar të mbahet një seancë e posaçme plenare, ku do të bëhet votimi i ministrave të rinj, ndonëse Begaj nuk i kishte firmosur akoma dekretet. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim që Nikolla të nxjerrë nga sirtari urdhrin për të thirrur seancën, pasi edhe pse ai është firmosur, nuk ka dalë zyrtarisht.

Sa u takon ndryshimeve në qeveri, Edi Rama ka larguar Delina Ibrahimajn nga Ministria e Financave duke emëruar në këtë post Ervin Meten. Ibrahimaj ka kaluar ministre shteti për Sipërmarrjen, duke zëvendësuar Edona Bilalin. Po ashtu është shkarkuar Olta Xhaçka. Ministër i Jashtëm është emëruar Igli Hasani. Xhaçka ka mbetur pa post. Frida Krifca është shkarkuar si ministre e Bujqësisë. Aty u emërua Anila Denaj. Po ashtu është shkarkuar ministrja Evis Kushi dhe te Arsimi kaloi Ogerta Manstriliu. Te Shëndetësia ka shkuar Albana Koçiu. Rama ka emëruar Ardian Maznikun, ministër shteti për Pushtetin Vendor.