MENU
klinika

Zgjedhjet europarlamentare edhe në Shqipëri

Në BE brenda 2030-ës? Ja kur ndryshon Kushtetuta!

09.09.2023 - 20:56

Qeveria Shqiptare është duke u përgatitur për një anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian pas sinjaleve të qarta të drejtuesve të unionit që kërkuan hapa konkretë për zgjerimin.

Përmes një dokumenti që e disponon Ora News, qeveria parashikon ndëyshime kushtetuese me qëllim futjen në legjislacion edhe organizimin e zgjedhjeve Europarlamentare, ndërsa KQZ do të ketë fond të veçantë për këto zgjedhje!

Shqipëria i ka marrë seriozisht deklaratat e Presidenti të Këshillit Evropian Charles Michel se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë gati për t’u anëtarësuar në vitin 2030.

Ministria e Brendshme në një document të saj parashikohen ndër të tjera ndyshime në Kushtetutën e vendit, por edhe të pjesës më të madhe të Kodit Penal me qëllim përafrimin e legjislacionit me vendet e bashkimit Europian!

Sipas këtij dokumenti parashikohen ndërhyrje në ligjin themeltar të shtetit brenda vitit 2027. Qëllimi do të jetë rregullimi ligjor për zgjedhjet në parlamentin evropian. Nëse shqipëria bëhet pjesë e rajonit do të duhet të ketë edhe parlamentar në PE.

Më tej, pas kësaj ndërhyrje por brenda vitit 2029 edhe komisioni qëndror i zgjedhjeve duhet të jetë gati për votimet europarlamentare. Qeveria do të vendos me ligj shtesën e fondit përkatës për këtë formë të re të zgjedhjeve në shqipëri.

Kujtojmë se një javë më parë ishte president ii këshillit të evropës, Charles Mishel i mbështetut më tej nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE Josef borrel që kërkërkuan hapa konkret që vendet e ballkanit perëndimor të anëtarësohen në BE brenda vititi 2030.

Refuzimin nga strukturat e larta të unionit nuk e ndali qëndrimin e komisionerit për zgjerimin. Oliver Varheley po ashtu i qëndroi idesë për zegjerimin e shpejtë të unionit. Por tashmë këto janë shoqëruar me masa konkrete nga qeveria shqiptare.

Në dokument parashikohen gjithashtu një sërë ndërhyrjesh në Kodin Penal, dhe në legjislacionin që ka të bëjn me të drejtat e njeriut, dhe institucionet e drejtësisë përfshirë KLGJ, KLP dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Gjithashtu brenda vitit 2025 synohet të rishikohet kodi Sjelljes së Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë Në dokument parashikohen gjithashtu një sërë ndërhyrjesh në Kodin Penal, dhe në legjislacionin që ka të bëjn me të drejtat e njeriut, dhe institucionet e drejtësisë përfshirë KLGJ, KLP dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Gjithashtu brenda vitit 2025 synohet të rishikohet kodi Sjelljes së Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë publike të gazetarëve dhe të forcohebn kapaciotetet e Policisë së Shtetit për ndjekjen e rasteve të dhunës ndaj gazetarëve.