MENU
klinika

"Po penalizon të gjithë partinë"

Ngjela kritika Berishës: PD nuk mund të drejtohet nga një “non grata”

21.09.2023 - 16:45

Sipas avokatit Spartak Ngjela, Lulzim Basha hyri në histori në momentin që përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.

I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga, Ngjela tha se një person “non grata” nuk mund të ketë të ardhme politike.

“Basha hyri në histori. Me atë që bëri duke nxjerrë nga grupi parlamentar i PD Sali Berishën, duke përçarë Partinë Demokratike.

E nxori jashtë grupit duke i thënë se është non grata. Një parti e djathë nuk mund të mbajë një person non grata. Madje politika amerikane tha se e mori Berisha Partinë Demokratike, ne do të nxjerrim të gjithë PD non grata”, u shpreh Ngjela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjela: Nëse Amerika nuk e vijon çështjen…

A ka lidhje financimi rus me “non gratat” e SHBA-së?

"Mos hani bar”/ Spartak Ngjela ‘shkoqit’ deklaratën e Yuri Kim

“Berisha do ekstradohet në SHBA, rrezikon edhe Basha po nuk e shkëputi nga partia”