MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Ngjela: Kurti ka gabime, por tani po luan shumë mirë

15.09.2023 - 19:42

Avokati Spartak Ngjela duke analizuar dialogun Prishtinë-Beograd, tha se Albin Kurti po sillet saktë dhe me logjikë të lartë ndaj Serbisë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai shtoi se ndërkombëtarët do kthehen te Kurti, pasi nuk mund të sillen keq me popullsinë më të madhe të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk e kanë përjashtuar, do kthehen ata te Kurti. Pse do ndodhë? Nuk rrinë dot ata me popullsinë më të madhe të Ballkanit Perëndimor, nuk mund të sillen keq. Ata thonë të fitojmë sa të fitojmë në funksion të Serbisë, kurse shqiptarët e kanë fituar pavarësinë. Çfarë i shqetëson shqiptarët? Do bëjë luftë Serbia? Çfarë lufte do bëjë Serbia, s’ka fuqi. Kurti sillet saktë, me logjikë të lartë dhe bën lëshime, në kuptimin formal, po asnjë në kuptimin konkret”, tha Ngjela.