MENU
klinika

Një drogë e re futet në Shqipëri me postë

Operacion antidrogë në disa qytete, qindra të arrestuar

14.09.2023 - 10:05

Një aksion ‘blic’ antidrogë ka çuar në pranga afro 2OO persona në Tiranë, Elbasan, Fier, Shkodër dhe Durrës.

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar nga Policia e Tiranës, Sektori i Antidrogës, nën drejtimin e prokurorisë së kryeqyteti për të goditur shpërndarësit e lëndës narkotike.

Sipas burimeve janë lëshuar qindra urdhër arreste. Deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar në polici mbi 200 persona.

Operacioni i policisë është shtrirë kudo nëpër Tiranë, nga Vora, Shkolla e Bashkuar, ish-Bllok, Kamëz, afër qendrës, Tiranë e Re e më gjerë. Ndërkohë gjatë tij është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë, një lloj droge xhelatinoze.

Operacioni vijon dhe sa vjen e shtohet numri i personave që kapen dhe arrestohen. Ata i përkasin disa grupeve kriminale.

Mbi 6 muaj hetime, mbajtje në vëzhgim dhe dokumentim me prova i veprimtarisë kriminale. Grupet kriminale të përfshirë merreshin me shitje të llojeve të ndryshme, nga kokaina deri tek llojet e tjera. Burime thonë se është sekuestruar kokainë, peshimi i të cilës nuk është bërë akoma për shkak të vijimësisë së operacionit. Ndërkohë gjatë tij është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë, një lloj droge xhelatinoze.

Burimet thonë se gjithashtu janë kapur qindra doza kanabisi dhe shuma të mëdha parash. Ka edhe vajza të përfshira në këtë veprimtari kriminale. Operacioni veç Tiranës është zhvilluar edhe në qytete të tjera ku forcat e RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Elbasan, Fier, Shkodër dhe Durrës.

Deri më tani 20 persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në disa qytete të vendit. Në kuadër të operacionit antidrogë që po zhvillohet në disa qytete të vendit bëhet me dije se në Korçë janë arrestuar 18 persona.

Në Elbasan 7 persona kanë përfunduar në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve edhe një polic

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN