MENU
klinika

"PD nuk vjen në pushtet me non grata"

Pajtimi i Bardhit me Berishën, Ngjela: Janë vajtime injorantësh

05.09.2023 - 18:33

Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar të pavlerë takimin e sotëm mes grupit të Gazmet Bardhit dhe të Sali Berishës. Ata hodhën një hap për të koordinuar aksionin në Parlament.

Por sipas avokatit, janë veprime që nuk sjellin gjë, pasi Berisha është “non grata”.

“Këto janë vajtime injorantësh. Ça analize tu bëj, ku kanë gjë në dorë ata sot. Ata nuk krijojnë dot një lider partie që ta pranojë Washingtoni. Ata nuk fitojnë dot kurrë. Ata janë non grata”, tha ai.

Ngjela komentoi dhe deklarata e Bashës, i cili tha se të gjithë ata që duan të shkojnë te non grata nuk e dëmtojnë PD. “Shumë saktë e ka thënë. Nuk e dëmtojnë. PD nuk ka më kohë të flasë budallallëqe”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardhi ironizon Kuvendin e Berishës

“Nuk dashkan Rithemelimin, por Riciklimin!”