MENU
klinika

75% e regjistrimeve në publik

Pak ditë para çeljes së vitit të ri akademik, 19 mijë studentë të regjistruar në universitet

29.09.2023 - 15:10

Ndonëse jemi shumë pranë ditës së nisjes të vitit, maturantët vijojnë regjistrimet në universitet në degët ku janë shpallur fitues. Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, një ndër degët që ka ecurinë më të mirë të regjistrimeve është infermieria.

Degët e Mësuesisë, sidomos ato të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, janë më pak të preferuarat nga të rinjtë. Edhe pse ofrohet bursë sa paga minimale prej 40 mijë lekësh në muaj, në degën e Kimisë janë regjistruar vetëm 6 studentë ndërsa tek Fizika 8 studentë. Matematika këtë vit është disi më mirë pasi ka 18 të regjistruar.

Edhe tre programe studimi tek Fakulteti i Gjeologjisë rrezikojnë të mbyllen nëse edhe në raundin e lirë që nis më 4 Tetor, nuk do kenë më shumë se 10 studentë të regjistruar. Të pesta këto programe janë shpallur me interes kombëtar nga qeveria dhe studentët që regjistrohen përfitojnë bursë mujore.

Universitetet publike mbeten më të preferuarit e familjeve shqiptare, pasi rreth 75% e totalit të regjistrimeve janë në publik dhe pjesa tjetër në privat.