Kyriakos Mitsotakis vizitoi këtë të martë Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, për masat që do të merren për të përballuar motin e keq “Daniel”.
Parashikuesit vlerësojnë se ky është shiu më i madh që vendi ka parë ndonjëherë, madje me shumë sesa ajo që ra me stuhinë ‘Ianos’.
“Është fenomeni më ekstrem që ka ndodhur në rajon për sa i përket sasisë së shiut në një periudhë 24-orëshe. Zakonisht fenomene të tilla ndodhin në tetor dhe nëntor”, theksuan ata.
Në takim ishin të pranishëm edhe Guvernatori i Qarkut të Thesalisë, meteorologët dhe stafi i Zjarrfikësve, ku u diskutua për koordinimin për orët e ardhshme të vështira pasi fenomeni është në vijimësi dhe theksoi nevojën për të mbajtur të hapura rrugët drejt spitaleve. Në të njëjtën kohë, u dhanë udhëzime për pritjen e njerëzve kudo që ishte e nevojshme.
Burime qeveritare bëjnë me dije se të gjitha forcat kanë nisur punën që nga mëngjesi për nxjerrjen, pompimin e ujit dhe vijojnë të jenë në rrugë.