MENU
klinika

I shpallur në kërkim nga Interpol

Pas “El Gordos” një tjetër trafikant shqiptar arrestohet në Kolumbi

02.09.2023 - 22:06

Arrestimi i Besnik Nikollit, i njohur si Niko apo El Gordo, shkaktoi alarme në Kolumbi, duke pasur parasysh se trafikanti me origjinë shqiptare ndodhej në Santa Marta dhe supozohet se do të kërkonte kontakte me organizata të tjera të trafikut të drogës, për të zgjeruar lidhjet e tij.

Megjithatë rasti i arrestimit të ‘El Gordo’ nuk është i vetmi, pasi në të dhënat e autoriteteve kolumbiane bie në sy arrestimi i Lirido Ajazit ose Lirido Shkurtajt, që njihet edhe me pseudonimin ‘Mario’ i cili kërkohej edhe nga drejtësia në Lion, Francë.

Sa i takon këtij të fundit, dyshohet se ai ka pasur akses në disa porte detare në bregdetin e Atlantikut, nga ku koordinohej dërgesa e kokainës drejt Europës. Madje raportohet se ai do të takohej në Bogota me Nikollin.

I shpallur në kërkim nga Interpol, pas “El Gordos”

Tanimë “El Gordo” dhe “Mario” janë vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme të Kolumbisë dhe pritet që pas procedurave të tyre gjyqësore të nisin proceset e ekstradimit drejt vendeve ku kërkohen.

Sipas mediave të huaja rasti i Lirido Ajazit dhe Besnik Nikollit nuk është rastësi, pasi muajt e fundit është evidentuar operacioni i kriminelëve ndërkombëtarë me precedentë të lartë kriminalë në Kolumbi.

Rasti i Lirido Ajazit dhe Besnik Nikollit nuk është rastësi, pasi muajt e fundit është evidentuar operacioni i kriminelëve ndërkombëtarë me precedentë të lartë kriminalë në Kolumbi; pas kapjes së disa personave me origjinë europiane, duke vënë në pah kombësi si franceze dhe kroate. Kjo situatë vë në pah territorin e kafesë, pasi disa organizata madje kërkojnë të lidhen me bandat kolumbiane për të dërguar lëndë narkotike në Evropë, edhe nga Ekuadori.

Besnik Nikolli alias Niko ose “El Gordo” i arrestuar disa ditë më parë me bujë nga autoritetet kolumbiane, ndoshta do të kishte vijuar jetën në arrati sikur të mos “tradhtohej” nga dobësia e tij për gratë.

Prej më shumë se 10 vitesh, oficerë të inteligjencës nga të paktën katër shtete kanë qenë në kërkim të Nikollit, si drejtues i një organizate shqiptare në trafikun e kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në Lion të Francës. Ndërkohë dy javë më parë në Francë, rezulton të jetë arrestuar edhe vëllai i Nikollit.

Ka dyshime se ishte pikërisht vëllai ai që e dërgoi “El Gordon” në Kolumbi si peng për shkëmbimin e një ngarkese me drogë.

Në dosjen e tij thuhet se oficerët e inteligjencës nga Europol dhe Interpol morën informacion se Nikolli vendosi në vitin 2021 të transferohej në Kolumbi për të krijuar aleancat me kartelet që veprojnë në vend. Ai ka qëndruar i fshehur në një lagje të njohur të Santa Martës për dy vjet pa u zbuluar.