MENU
klinika

"Njerëzit nuk mbahen me zor!"

Pas ndarjes nga Olsi Bylyku, flet për herë të parë Egli Tako

18.09.2023 - 11:14

Pak kohë me parë, Olsi Bylyku dhe Egli Tako u ndanë pas një romance disavjeçare. Për këtë ka folur për herë të parë ish e dashuria e Olsit, e cila thotë se gjithçka ka pasur një arsye që ka ndodhur.

E ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” ajo shprehet se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe.

Egli shton se ndarja nga Olsi i ka dhënë mundësinë të njohë një anë të vetes që nuk e kishte njohur më parë.

“Ka qenë një periudhë ndryshe. Kam njohur veten time. Jam falenderuese që ndodhi si moment sepse nuk do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen. Çdo gjë ndodh për një arsye. Ka pasur momente të caktuara që ndihet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe shumë e gjatë. Ka momente që ndjen edhe mall bashkë me ndjesitë e tjera. Jam mirënjohëse për çdo fragmemt të bukur dhe sakrificat në lidhjen tonë. Pastaj njerëzit nuk mbahen me zor”, u shpreh Egli.

Ajo foli edhe për djalin me të cilin u kap në një pishinë në kryeqytet disa javë më parë, duke sqaruar se mes tyre për momentin nuk ka asgjë përpos miqësisë.

“Djali është një shok shumë i mirë i imi. Është një nga njerëzit që më ka ndihmuar përpos trajner personal. Më ka futur më thellë në botën e fitnesit. Në aspektin e jetës personale kemi diskutuar. Është një njeri që e kam pasur shumë afër vetes. Tani nuk ka asgjë të re në jetën time”, deklaroi ajo.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat