MENU
klinika

Moti i keq

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

22.09.2023 - 10:18

Moti i përkeqësuar me erë të fortë ka sjellë dhe pezullim të lundrimit detar. Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës dita e sotme ka sjellë erë me shpejtësi deri në 20-25 m/ s nga drejtimi jug – juglindje.Për shkak të kësaj situate meterologjike dhe detit me dallgë që shkojnë 4-5 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe 6-7 ballë në det të hapur, kapiteneria ka njoftuar të gjitha mjetet lundruese të vogla, peshkarexhat, mjetet turistike që të mos dalin në det për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë.

Ndërkohë që tragetet e linjës Vlorë Brindisi por dhe anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë lundrimin normalisht. Kjo situatë e motit do të vijojë deri në mesditën e datës 24 shtator.

Njoftim datë 22.09.2023

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 22-23-24.09.2023 duke filluar nga ora 08:00 datë 22.09.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 2.50 metra.

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 22-23-24.09.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22-23-24.09.2023

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 24.09.2023.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vështirësohet qarkullimi, probleme me fushëpamjen

Mjegulla mbulon aksin Fushë Krujë-Milot