MENU
klinika

Reagon Rama

PPE bën lojën e Greqisë, harron kushtet për drejtësinë dhe kërkon betimin e Belerit

05.09.2023 - 17:38

Partitë Popullore Europiane kanë nisur të bëjnë lojën e Greqisë. Pas një kërkese të Athinës, PPE ka dalë me një rezolutë ku kërkon lirimin e Fredi Belerit nga qelia dhe betimin e tij si kryebashkiak.

Skandali është se vetë PPE ka kërkuar që drejtësia të jetë e pavarur dhe të plotësohen kushtet për integrimin në BE. Ndërkohë tani kërkon që një qytetar që ka vjedhur vota të dalë mbi ligjin dhe të lirohet.

Rezoluta kujton amendamentin e Raportit të vitit 2022 për Shqipërinë në lidhje me arrestimin nga autoritetet shqiptare të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, amendament i cili u votua me shumicë votash në muajin korrik në seancë plenare të Parlamentit Evropian European Parliament. Gjatë asaj seance eurodeputetët kishin shprehur shqetësimin e tyre të fortë lidhur me arrestimin e Belerit nga autoritetet shqiptare në prag të zgjedhjeve vendore të majit dhe kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm. Gjithashtu, theksohet se autoritetet shqiptare kanë shkelur prezumimin e pafajësisë dhe kanë penguar kryebashkiakun e zgjedhur të marrë detyrën pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e kësaj dite.

Rezoluta e sotme dënon veprimet e qeverisë shqiptare ndaj minoritarit grek, si dhe “ndërhyrjen e drejtpërdrejtë” të saj në procesin zgjedhor, e cila është “kundër vlerave europiane”, ndërsa theksohet se “asnjë vend që tenton të bëhet anëtare e BE-së nuk mundet të veprojë në këtë mënyrë”.

Në të njëjtën kohë, theksohet se “mospërfillja flagrante e qeverisë shqiptare për shtetin e së drejtës, të drejtat themelore, të drejtat e minoritetit grek dhe mbi të gjitha acquis europiane krijon një vakum politik midis Shqipërisë dhe BE-së”.

Rezoluta përfundon duke u kërkuar autoriteteve shqiptare të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, si dhe prezumimin e pafajësisë, si dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe administrative ose të tjera, për të siguruar betimin e Fredi Belerit, e cila siç nënvizohet nuk ka asnjë lidhje me procedimin e drejtësisë.

Por ndaj tyre ka reaguar kryeminsitri. Me anë të një postimi në “Twitter” Rama sqaroi se vendimet për Fredi Belerin i ka marrë gjykata dhe se është konfuz se kujt po i drejtohet PPE-ja me këtë thirrje. Teksa shtoi se ata që bëjnë thirrje, nuk janë në dijeni të plotë për çështjen.

Ai shtoi më tej se i duket e pa logjikshme se si mund të dyshohet tek vendimet e një drejtësie të formuar me mbështetjen e vetë BE-së dhe SHBA-së.

Interesante! “I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se cilat autoritete dhe, me siguri, pa u informuar se problemi në këtë rast nuk është rezultati i zgjedhjeve, por rezultati i gjykatave, të cilat tashmë e kanë refuzuar një kërkesë të tillë. Unë përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtet tronditëse nëse Partia e madhe Popullore Evropiane do të miratonte një rezolutë të titulluar “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat të ndryshëm nga ai i vendosur nga Prokurori Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtin emër.

Këto institucione u krijuan me mbështetjen e plotë nga BE dhe SHBA dhe ndihmohen nga afër nga SHBA dhe BE në punën e tyre mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse është e nevojshme, ne jemi më se të gatshëm t’i ofrojmë lidershipit shumë të respektuar të PPE-së informacion për këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë.

Është pa dyshim që të gjitha autoritetet shqiptare presin shumë mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së, si një zë i fortë i Evropës sonë gjatë kësaj faze historike ndryshimi për vendin tonë. Së fundi, rastet e profilit të lartë po hetohen tërësisht, duke kapërcyer përkatësitë politike dhe duke sinjalizuar fundin e një epoke të gjatë mosndëshkimi”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Greqia, mundësi reale ta bllokojë Shqipërinë

Analiza e REL/ Matematika e re e zgjerimit të BE-së!

Gazeta greke: Rama ofroi garanci se çështja do zgjidhej, por…

“Retorika ka ndryshuar, Athina kërkon betimin e Belerit, jo lirimin nga burgu”- Gazeta greke