MENU
klinika

900 miliardë dollar 'hidhen në kosh'

Projekti i Macron rrezikon tregtinë me gjigantin ekonomik

27.09.2023 - 13:18

Qasja e re, më e ashpër e Bashkimit Evropian ndaj Kinës po formësohet nga shqetësimet franceze se praktikat tregtare të Pekinit kanë filluar të përbëjnë një kërcënim kritik për industritë kryesore.Qeveria në Paris ka marrë një rol kyç në drejtimin e ndryshimit të politikës.

BE-ja tani po përballet me një zgjedhje binare: ose të afirmojë fuqinë e saj ose t’i nënshtrohet Kinës. Synimi nuk është të kthejë marrëdhëniet tregtare të Evropës me Kinën prej 900 miliardë dollarësh në vit në një betejë kokë më kokë siç ka Pekini me SHBA-në, por përkundrazi të krijojë një fushë loje të barabartë midis blloqeve më të mëdha ekonomike në botë, thonë zyrtarët.

Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron që partnerët e tij të BE-së ta shohin Evropën si një forcë balancuese midis dy superfuqive ekonomike të botës. Kjo do të lejonte Parisin dhe kryeqytetet e tjera të kultivonin marrëdhënie të veçanta me aleatë të tjerë të mundshëm si India. Megjithatë, qëndrimi më i ashpër i BE-së ka provokuar gjithashtu nervozizëm, me zyrtarë në Paris të shqetësuar se çfarë do të thotë t’i kthesh në praktikë parimet franceze.

Njëri e përshkroi përgjigjen e Pekinit ndaj një hetimi për subvencionet kineze për automjetet elektrike si një reagim të tepruar shqetësues, ndërsa një tjetër pranoi rrezikun e një lufte tregtare. Zëvendëskryeministri i Kinës, He Lifeng, shprehu “shqetësim dhe pakënaqësi të fortë” lidhur me hetimin, tek kryenegociatori tregtar i BE-së, Valdis Dombrovskis.

Tani BE-ja ka filluar një hetim për subvencionet që po ndryshon rrënjësisht politikëbërjen evropiane. Por kjo do të linte mënjanë parimet e tregtisë së lirë dhe tregjeve të hapura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e Project Syndicate

A mund të shmanget recesioni global?

The Economist/ Çmimet e larta do ta zgjasin luftën

A mund të mbijetojë bota pa mallrat ruse?