MENU
klinika

Konferenca e Kryetarëve

PS rrëzon kërkesën e dyshes Berisha-Bardhi për dy komisione hetimore

29.09.2023 - 12:54

Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen e sotme rrëzoi dy kërkesat e opozitës “Berisha-Bardhi” për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

PS nuk ka qenë dakord duke rrëzuar kërkesat.

Në konferencën e Kryetarëve nuk kanë munguar debatet, Bardhi u shpreh se nëse këto kërkesa rrëzohen do të ishte antikushtetuese.

Ai ka paralajmëruar edhe një fjalë për mediat pas mbledhjes.

Burime bëjnë me dije se përflitet edhe për një kërkesë të tretë nga ana e opozitës, ende e pa dorëzuar për konfliktet e interesit. Megjithatë deputetët pritet të japin detaje më të hollësishme për këtë kërkesë.