MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse lindin problemet në shqiptim?

29.09.2023 - 14:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse lindin problemet në shqiptim?

Mjeku: Shkaqet që çojnë drejt këtyre problemeve mund të jenë të ndryshme si shkaqe organike, funksionale, sociale apo edhe psikologjike.

“Hapat e para” të këtyre problemeve mund t’i vërejmë tek fëmijët që edhe pasi kanë kaluar vitin e parë të jetës, nuk thonë asnjë fjalë. Ose tek fëmijët që kanë kaluar vitin e dytë dhe nuk janë në gjendje të lidhin një fjali të shkurtër. Mirëpo, nuk mbeten prapa edhe fëmijët që në moshën e shkollës shqiptojnë keq tingujt dhe ndoshta grupe tingujsh, apo fëmijëve që u mbahet goja në komunikim me të tjerët, fëmijë që kanë një fjalor të varfër dhe morfo-sintaksë të pastrukturuar e deri tek ata fëmijë që nuk reagojnë ndaj të folurit, të gjitha rastet e sipërpërmendura janë objekt i trajtimeve logopedike.

Duke u ndalur tek artikulimi, problemet në lidhje me të prekin rreth 1% të popullsisë së botës. Logopedisti Spiro Saqellari në një intervistë të dhënë për gazetën “Shëndet Plus” shpjegon në mënyrë të detajuar se nga se shkaktohen defektet në artikulim dhe se si duhet të veprojmë në rastet kur fëmijët hasin probleme.

Probleme në artikulim mund të jenë edhe të fituara gjatë jetës për shembull tek të rriturit. Por ato vijnë vetëm si rezultat i një ishemije, i një problemi cerebral ose si rezultat i një shoku që dëmton anën e majtë të trurit. Problemet që shfaqen janë ato në morfologji-sintaksë, pasi i gjithë aparati i të folurit funksionon i udhëhequr nga truri. Në raste të tjera nuk ndodh nëse një njeri ka shqiptuar mirë që në fëmijëri këtë gjë do ta bëjë përgjatë gjithë jetës.

Në rast se ndodhin keqshqiptime të përfituara gjatë jetës , korrektimi i tyre bëhet falë ndërhyrjes logopedike e ndërthurur me një ndërhyrje fizioterapisti.

Shkaqet

-Gabimi mekanik që bëhet gjatë ekzekutimit të tingullit. Gjuha shtrëngohet më shumë ose më pak sesa duhet.

-Shkaqet psiko-afektivë: fëmija refuzon të rritet dhe përkëdhelet me njerëzit që e rrethojnë, sidomos me nënën.

-Shkaqet organike, keqformime të strukturave anatomike të aparatit të folurit, si: qiellzë dhe buzëçarët, mbirje e çrregullt e dhëmbëve, nofulla e poshtme shumë e futur, gjuhë e kapur më shumë sesa duhet tek nofulla e poshtme etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN