A ju ka ndodhur që të dëgjoni diçka dhe të besoni në drejtësinë e universit?
Një studim i vitit 2016, pretendon se njerëzit që vuajnë nga aknet kanë një mbrojtje gjenetike të natyrshme që ngadalëson plakjen e lëkurës dhe rrit jetëgjatësinë.
Studimi u publikua së fundmi në revistën Journal of Investigative Dermatology. Për vite me radhë, mjekët kishin vënë re se njerëzit me lëkurë të yndyrshme kishin më pak rrudha me kalimin e moshës, por ata nuk e dinin pse. Studiuesit nga King’s College në Londër paraqitën prova që tregojnë se njerëzit me akne kanë mbrojtje të dukshme dhe më të gjata në fund të kromozomeve të tyre që ndryshe njihen si telomere (guaska mbrojtëse rreth ADN-së).
Kur telomeret konsumohen me kalimin e kohës, mund të shkaktojë atë që njihet si “vdekja e qelizave”, një përkeqësim i shpejtë i qelizave të trupit, i cili ndodh natyrshëm ndërsa plakeni.
Dr. Veronique Bataille, një nga autorët e studimit, deklaroi për web-in Your Tango se “telomeret e gjata ka të ngjarë të jenë faktori që shpjegon mbrojtjen kundër plakjes së parakohshme të lëkurës tek individët që kanë vuajtur më parë nga aknet”.
Në fund, studiuesit treguan se procesi i “vdekjes së qelizave” është më pak aktiv në lëkurën e njerëzve që vuajnë nga aknet, ndaj plaken më ngadalë dhe jetojnë më gjatë.