MENU
klinika

Misteri

Pse shëndeti i Kadyrov është “temë tabu” në Rusi?

18.09.2023 - 18:40

Informacioni i rrjedhur nga shërbimet sekrete ukrainase për shëndetin e Ramzan Kadyrovit ka përfshirë internetin ditët e fundit. Të enjten, përfaqësuesi i shërbimeve sekrete, Andrei Yusov, raportoi se lideri çeçen është shtruar në spital në gjendje shumë kritike, ndërsa dje u përfol se ai kishte rënë në koma, në një spital të Moskës, ku përshkruhej gjendja e tij si “kritike”. Kadyrov i është përgjigjur ditën e djeshme,përmes një video të publikuar në kanalin e tij Telegram. Nuk është e qartë, për shembull, ku është filmuar apo kur pasi pamjet mund të jenë dhe të vjetra. Në të ai mohon raportet për sëmundje, ai shihet duke ecur në një rrugë nuk dihet se ku dhe në shi, ndërsa videoja shoqërohet me frazën ironike: Unë këshilloj fuqimisht të gjithë ata që nuk mund të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në internet, të bëjnë një shëtitje në ajër të pastër dhe të kthjellojnë mendimet e tyre. Shiu është absolutisht freskues”. Në të njëjtën kohë, Kadyrov tha se ai “tashmë ka ecur 11 kilometra”. Para pak ditësh mediat e huaja si dhe ato ukrainase kanë cituar përfaqësuesin e shërbimeve sekrete të Kievit, Andriy Yusov, duke deklaruar se gjendja shëndetësore e Kadyrov është përkeqësuar ndjeshëm. Në fakt, gjithçka tregonte se shëndeti i tij i përkeqësuar nuk ishte për shkak të ndonjë dëmtimi në fushëbetejë, por për shkak të sëmundjeve. Madje u hodh hipoteza se atë e ka helmuar Putin.

Ramzan Kadyrov health rumours swirl after 'coma' reports | World News |  Metro News

Shëndeti i udhëheqësit çeçen

Raportet për shëndetin e Kadyrov, i cili është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ngjallën shqetësime dhe spekulime për pasardhësin e tij, veçanërisht nëse ai nuk do të shërohej. Disa  ekspertë argumentuan se Rusia mund të përpiqet të ruajë stabilitetin në rajon duke emëruar një pasardhës të besueshëm, ndërsa të tjerë kishin frikë se situata mund të çonte në rritjen e tensioneve dhe jostabilitetit. Ndërkohë, nuk u dhanë detaje për sëmundjet që e çuan liderin e Çeçenisë në këtë gjendje, ndërsa ky lajm i veçantë qarkulloi në rrjetet sociale ndërsa ka raportime të ngjashme në kanalet ruse dhe çeçene Telegram. Në të njëjtën kohë, pala ruse nuk konfirmoi zyrtarisht gjendjen e aleatit të ngushtë të Putinit. Një vit më parë, ish-zëvendëskryeministri çeçen, Akhmad Zakayev, i tha gazetës gjermane Bild se aleati i Kremlinit vuante nga një sëmundje e rëndë e veshkave  Vetë Kadyrov është përpjekur vazhdimisht të shuajë thashethemet për shëndetin e tij të sëmurë. Marsin e kaluar ai u rrëfeu të besuarve të tij më të afërt se nuk ishte i sëmurë. Raportet e publikuara deri më tani kanë paraqitur informacione kontradiktore për shëndetin e Kadyrov. “Disa thonë se ai tashmë ka vdekur, të tjerë se ai është në gjendje kritike dhe ra në koma për shkak të dështimit të rëndë të veshkave ose se ishte helmuar,” shkroi në X Anton Gerashchenko , një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Disa kanale Telegram raportuan se Kadyrov vdiq gjatë fundjavës, por nuk ka asnjë provë për të vërtetuar këtë pretendim. Një gazetë ukrainase raportoi gjithashtu se lideri çeçen do të kishte vdekur, për të qenë të saktë të shtunën në mbrëmje, me orën e Moskës, pa dhënë megjithatë informacione të konfirmuara. Përgjigja e Kadyrov ndaj këtyre thashethemeve qëndron në publikimin e një videoje misterioze.

Një paralajmërim

Të vetmit që e lejuan veten të tërhiqnin pas Putinin, ishin Prigozhin dhe Ramzan Kadyrov. Tani vetëm i dyti ka mbetur gjallë. Pak ditë më parë, në lidhje me çështjen Surovikin, u përmend “metoda” e tij famëkeqe. Kur udhëheqësi çeçen ka prova ose dyshon për një të tradhti, ai nuk vepron menjëherë: ai do lë njerëzit e tij ta marrin në pyetje të dyshuarin për një kohë të gjatë, duke e lënë atë në izolim. Një “falje” mund të pasojë pas një periudhe shumë të gjatë heshtjeje, ose i dyshuari zhduket përgjithmonë. Për një kohë të gjatë në listën e pagave të Kremlinit, ai është njeriu që i duhet Putinit për të mbajtur larg makthin çeçen. Ishte ai dhe Akhmati i tij që i kishin ardhur në ndihmë rendit të vendosur në orët e lavdishme të grushtit të shtetit të Ëagnerit. Nuk kishte pasur gjakderdhje dhe tani kasapi i Groznit kënaqet me nekrologjitë ushtarake ndaj mercenarit, të cilit i kishte këshilluar të linte të qetë “ambiciet personale”. Ndoshta më mendjemprehtë, udhëheqësi i ri çeçen e di se ai është i dobishëm, por jo i paprekshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Oficerët e lartë nuk nxituan ta mbrojnë

Analiza/ Putini ka të drejtë të jetë paranojak

The Times: Fati i Kadyrov i lidhur me Putinin

E ardhmja e liderit çeçen nëse president rus vdes ose rrëzohet