MENU
klinika

Drejtoi mbledhjen

Rama flet për Kosovën në OKB: Rusia nuk mund të përdorë pavarësinë e saj për të rrëmbyer territore

20.09.2023 - 19:36

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Pavarësia e Kosovës nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh nga vendet e tjera.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që drejtohet nga vetë kryeministri.

Sipas Ramës, Rusia dhe vende të tjera e kanë përdorur pavarësinë e Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neoimperiale. Më tej ai deklaroi se Shqipëria do të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe jo agresorit.

“Rusia dhe të tjerë janë përpjekur ta keqpërdorin lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neoimperiale. Pavarësia e Kosovës që është sanksionuar nga Gjykata ndërkombëtare Penale, e cila nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh. Pavarësisht gjuhës racës dhe kombësisë dhe jo të ngremë mure për fantazmat e të shkuarës.

Nëse paqja në rajonin tonë është e prekshme, kjo ka të bëjë me mësimet e nxjerra nga e shkuara. Duke ecur përmes bashkëpunimit dhe jo duke krijuar barriera. Karta e Kombeve të bashkuara na bën thirrje për të jetuar në paqe. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, të ngrihet për paqen, të qëndrojë krah të agresuarit dhe jo agresorit, faleminderit”, është shprehur Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN