MENU
klinika

Censi i Popullsisë dhe Banesave

Rama ‘merr me të mira’ Soreca-n: Meriton titullin legjendar!

13.09.2023 - 11:31

Më 18 shtator do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave. Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në konferencë hapëse për Censin. Rama tha se kjo është një nismë shumë e rëndësishme.

Sot janë plotësuar kushtet që të vazhdojmë këtë proces. është i vështirë, për të mbledhur sipas planit të statistikave të gjitha të dhënat që janë nevojë absolute për shumë arsye. Për të identifikuar realisht, konkretisht sa shqiptarë dhe qytetarë të këtij vendi jetojnë në këtë vend sot dhe sa është numri i pasurive të tyre të patundshme. Kemi 2 faktorë që janë një garanci, 1-partnerët francezë, zvicerianë, gjermanë. Të njohur për shpirtin e tyre të saktësisë.

Me një fond të konsiderueshëm, ku 55% është vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër nga këto partnerë. Faktori tjetër është teknologjia e lartë e cila na vjen në ndihmë të rëndësishme për të përdorur atë që përdoret në realitetet më të zhvilluara si mjet që garanton integritetin e shifrave në kohë reale.”-u shpreh Rama.

Gjatë konferencës, Rama ka bërë një batutë me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.

Soreca meriton titullin legjendar, sepse vetëm në legjenda ndodh që ata që ikin përgjithmonë të rikthehen përsëri. Duke pasur parasysh se sa shumë punë të mira dhe sa projekte të rëndësishme janë realizuar në Shqipëri pas këtyre lloj prezantimeve në kohën e qëndrimit këtu të Luigi Sorecës. Këmba e Luigit është e mbarë dhe me siguri do të jetë një ogur i mirë i prezantimit këtu.‘- tha Rama.