MENU
klinika

Arsyeja

Rama niset sot drejt Italisë, takim me Giorgia Melonin dhe Presidentin e Senatit

26.09.2023 - 10:59

Kryeministri Edi Rama niset sot pasdite drejt Italisë.

Mësohet se kreu i qeverisë pritet të zhvillojë nesër një takim me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni ndërsa sot Rama do të takohet me Presidentin e Senatit.
Rama nuk do të marrë pjesë në homazhe që do të kryhen në nder të ish-presidentit Napolitano.

Ndërkohë këtë të martë në kryeqytet gjithashtu u mbajt ministeriali euro-ballkanik, ku i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”, u shpreh se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE.

“Ky proces ka nisur nën kujdesin e kancelares Merkel në 2014 kur për herë të parë në histori udhëheqësit nga i gjithë Ballkani Perëndimor u ulën rreth një tryezë për të folur për të ardhmen e vendeve të tyre.

Ashtu siç tha Merkel, është rritur një pemë mjaft e fort dhe e shëndetshme, tashmë po shohim të marrim frytet sepse pema është rritur.

Në këtë moment përcaktues për Evropën ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe është kjo është ajo çka po përpiqemi të bëjmë me këtë samit. Ajo çka po ndjejmë nga të gjitha komunikimet me miqtë tanë të mëdhenj të BE.

Dje zhvillova një bisedë shteruese me mikun tonë nga qeveria e Francës se ishte një bisedë që 5 vite më parë do të ishte e pamundur të zhvillohej.”, tha Rama.