MENU
klinika

Hoti reagon pas deklaratës së kryeministrit

“Raportimi i Kurtit, dëshmi e paaftësisë për të udhëhequr…”

18.09.2023 - 12:41

Raportimin e kryeministrit Albin Kurti para mediave lidhur me takimin e fundit në Bruksel, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur “vajtim dhe dëshmi e paaftësisë së tij për të udhëhequr këtë proces”.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Kurti po tregon paaftësi që të udhëheq me vizion të qartë dhe insistim vetëm për njohje reciproke, në koordinim me aleatët si dhe me konsensus të brendshëm politik.

“Fatkeqësisht, Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës duke e degraduar dialogun nga: ‘Dialog për marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve’, në ‘Dialog për menaxhim të krizave’. Duhet thënë se krizat janë provokuar nga Serbia, por ato janë menaxhuar keq dhe pa koordinim me aleatët nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Hoti./KosovaPress

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“U ekspozova para një skenari të Lajçak”

Kurti: Refuzuan me shpërfillje të koordinuar planin tim!