Eksperti për çështjet e ekonomisë, Adrian Civici ka folur për dërgesat e emigrantëve në pjesën e parë të viti, të cilat kanë shënuar shifra rekord më të lartat në dekadën e fundit. Vijojnë emigrantët të sjellin të ardhura për familjet e tyre dhe Civici ka zbuluar dy faktor që ndikojnë.
Ndërsa, ka theksuar se viti 2023 ndryshe mund të njihet dhe si viti i daljes nga kriza.
“Mendoj që kanë ndikuar dy faktor. Natyrisht që shifra e publikuar së fundmi është një shifër e lartë, e cila po ta bësh vjetore dhe po t’i shtosh përqindjen e informalitetit, natyrisht që shkohet në një shifër mbi një miliardë eurosh në formën e reminitancave në vendin tonë. Natyrisht, dy janë faktorët kryesorë të këtij shtimi mendoj.
Së pari, fakti i përfundimit të një periudhe të vështirë krize, të lidhur me Covidin ku të gjitha ekonomitë e vendeve europiane, veçanërisht Greqia, Gjermania, Italia, përmirësimi i reminitancave, natyrisht që reflektohet edhe në Shqipëri.
Nga ana tjetër, kemi parasysh, që cikli i periudhave të emigracionit, si pasojë e fluksit të lartë, emigrues që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi dhe në vitet e fundit. Kemi të bëjmë prapë me një ekonomi të re, si të thuash, emigracioni ekonomik, e cila ripërsërit të njëjtën sjellje me reminitancat, që ishin disa herët valët e emigracionit ekonomik, kryesisht në Europë”, tha ai në një lidhje për “Sheshin e Dollarit”.