MENU
klinika

Banorët: Shtëpia na u dogj, kush do na e paguajë kreditë?

Sa kushton metri katror i banesave te pallati i shkrumbuar?

15.09.2023 - 13:51

Janë publikuar pamjet e pallatit ku u dogj ditën e djeshme në zonën e ish-parkut të Autobuzave, ku u shkrumbua kati i fundit dhe disa banesa në katet më poshtë.

Sa kushton metri katror i banesave te pallati i shkrumbuar? Banorët në

Në dëshminë që banorët kanë pranuar dhënë për mediat janë hprehur se kanë paguar 1700 euro për metër katror, për blerjen e një banese në këtë godinë.

Gazetarja Ortenca Budlla shtoi se sipas dëshmive të banorëve shumica e tyre i kishin blerë apartamentet me kredi dhe zjarri u kishte shkaktuar dëme financiare mjaft të mëdha.

“Ndërtesa nuk ka më shumë se dy vite që është ndërtuar, aty mungonin shkallët e emergjencës. Nga bisedimet që kam pasur me banorët më është bërë e ditur se kanë paguar më shumë se 1700 euro, metri katrorë për hyrjet në këtë pallat dhe shumica prej tyre janë me kredi. E thënë nga ana e tyre, “Shtëpia na u dogj, po kush do na e paguaj kredinë”- tha Budlla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN