Shqiptarëve iu duhen 208 vjet e 11 muaj për të fituar 1 milion euro.
Këto të dhëna vijnë nga analistët në Picodi.com të cilët kanë numëruar se sa vite do t’u duheshin njerëzve që jetojnë në vende të ndryshme të botës të fitojnë 1 milion euro.
Analiza tregon se nëse mbledhim të gjitha pagesat neto të marra nga një punonjës mesatar, një banor i Zvicrës do të fitojë milionin e parë të tij më shpejt: në 15 vjet e dy muaj, ndërsa në Singapor koha është 18 vjet e dy muaj, në Luksemburg është 18 vjet e gjashtë muaj, në SHBA 21 vjet e tre muaj dhe në Islandë 22 vjet e pesë muaj.
Lexo edhe : “Çmimet në Shqipëri “/ Berisha: Zgjidhja e vetme minimumi jetik 200 Euro për person
Ndërkohë Shqipëria pozicionohet ndër vendet e fundit pasi në bazë të llogaritjeve, një punonjësi i duhen më shumë se 208 vite për të fituar 1 milion euro.
Nga ana tjetër duhen më shumë se 500 vjet për të fituar të njëjtën shumë në Nigeri, 554 vjet Ugandë, 559 vjet e tetë muaj në Egjipt, 646 vjet e tetë muaj dhe Pakistan 664 vjet e gjashtë muaj.