MENU
klinika

“Zoti është i madh”

Sali Berisha i uron shërim të shpejt Fatos Nano: Të rikthehet sa më parë te familja

01.09.2023 - 13:15

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar shërim të shpejt Fatos Nanos, teksa ky i fundit ndodhet prej ditësh në spital në luftë për jetë. Berisha ka theksuar se urimi i tij ishte i sinqertë dhe me zemër, që Fatos Nano të kthehet sa më parë pranë familjes.

“Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij. Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën. Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër”, u shpreh Berisha.

Më tej, gjatë fjalë së tij nga selia blu ish-kryeministri akuzoi Edi Ramën se me vendimin e djeshëm për ta nderuar me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike, tregoi se po e përdor fatkeqësinë e liderit historik të Partisë Socialiste.

“Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Kur përdor edhe të tjera, se nuk po hyj t’i numëroj. Se disa janë krime të mirëfillta në kodin e etikës medikale, etj me radhë. Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist i vërtetë shqiptar, që ka pasur integritetin të mbetet socialist dhe të shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt i veçantë”, përmbylli ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN