MENU
klinika

Gati një listë e re “e zezë” me “non-grata”

SHBA nis “gjuetinë” ndaj të korruptuarve

08.09.2023 - 10:52

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur në zbatim një strategji të fortë për luftën kundër korrupsionit, duke i dërguar kështu një mesazh të fortë gjithë politikanëve dhe pushtetarëve të përfshirë në zullume. Në datë 6 shtator Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi një plan si do të zbatohet strategjia, duke paralajmëruar kështu një tjetër listë “non-gratash”. Në faqen e DASH-it theksohet se korrupsioni dëmton rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, destabilizon qeveritë, minon demokracinë dhe nxit paqëndrueshmërinë globale. Në njohje të këtyre kërcënimeve, Presidenti Biden vendosi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare dhe prioritet i politikës së jashtme menjëherë pas marrjes së detyrës. “Në frymën e qeverisjes së hapur dhe transparencës, ne po e publikojmë këtë plan. Departamenti i Shtetit mirëpret komentet për këtë plan zbatimi dhe pret me padurim të bashkëpunojë me partnerët tanë ndërsa vazhdojmë të luftojmë korrupsionin”, thuhet në faqen e DASH-it. Pra ky vendimi i DASH, është një kambanë alarmi për cilido politikan dhe pushtetarë në gjithë botën që është përfshirë në afera korruptive e kriminale, se do ta ketë punë pisk dhe se kushdo do ta gjej emrin e tij në “listën e zezë” të Uashingtonit. Megjithatë, ky vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka shkaktuar panik dhe ankth në politikën shqiptare, duke qenë se disa personazhe “VIP” të kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha janë shpallur “non-grata” nga DASH.

Por çfarë thotë strategjia?

Por për të çmontuar të korruptuarit, sikundër thuhet në vendim, Uashingtoni ka thirrur në ndihem edhe disa agjenci ligjzbatuese. Më konkretisht në disa prej pikave kërkohet angazhimi i komunitetit të inteligjencës për të përmirësuar mbledhjen e informacioneve dhe të dhënave, analiza rreth korrupsionit dhe financave të paligjshme. Po ashtu kërkohet bashkëpunim me prokurorët dhe agjencitë vendase me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha vendet partnere. Gjithashtu u dërgohen ambasadave udhëzime për analizën, diagnostikimin dhe korrupsionin, përdorimin e të dhënave për vlerësimet. A do të thotë kjo se do të ketë të tjerë politikanë dhe biznesmenë shqiptarë në listën e zezë? Megjithatë kjo mbetet për t’u parë.

Detajet nga plani i DASH

1. Angazhoni partnerët kryesorë ndërkombëtarë për vendosjen e sanksioneve dhe bllokimin e vizave si dhe krijimin e mjeteve për vendosjen e llogaridhënies nga partnerët tanë. Në partneritet me Departamentin e Thesarit, forconi sanksionet kundër korrupsionit, duke marrë masa në këtë mënyrë ndaj kapjes së shtetit dhe korrupsionit endemik. Forconi shoqërinë civile dhe vendet aleate për të kryer veprime të përbashkëta në këtë aspekt.

2. Angazhoni inteligjencën amerikane dhe komunitetin e zbatimit të ligjit për të identifikuar tendencat në lidhje me financimin e paligjshëm dhe korrupsionin, me qëllim vendosjen në zbatim të sanksioneve.

3. Angazhoni komunitetin e inteligjencës për të përmirësuar mbledhjen e informacioneve lidhur me korrupsionin dhe financimin e paligjshëm dhe përdorimin e këtij informacioni nga ambasadat për marrjen e masave.

4. Zgjeroni kërkimin mbi rrjetet kleptokratike dhe zhvilloni produkte multimediale për të angazhuar dhe informuar audiencën mbi efektet e kleptokracisë. Krahas këtij programi, trajnoni aktivistët qytetarë që të hetojnë dhe publikojnë lidhjet kleptokratike në mënyrë të sigurt për audiencën.

5. Në koordinim të ngushtë me zbatimin e ligjit, të ndërtohen aftësitë hetimore dhe prokuroriale të sektorit të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë penale për të vazhduar luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe korrupsionit.

6. Synoni programimin për të trajtuar korrupsionin si një çështje ndërkombëtare, duke përfshirë arritjet përmes Samitit për Demokraci si iniciativa Demokracitë kundër strehëve të sigurta dhe projektet shoqëruese.

7. Angazhoni inteligjencën amerikane dhe komunitetin e zbatimit të ligjit për të identifikuar tendencat në lidhje me financimin e paligjshëm të lehtësuar nga korrupsioni, si dhe me rrjetin përgjegjës për lëvizjen e fondeve për të informuar më mirë ndërprerjet e vazhdueshme dhe vendosjen dhe zbatimin e sanksioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rezistent e më pak emisione CO2

DW: Mjeshtëria romake e ndërtimit me beton

Amerikanët nisin lëvizjet para Kuvendit të Berishës

DASH sjell Escobarin në Tiranë më 9 dhjetor, takim me Ramën e Bashën