MENU
klinika

Kremlini “i pamëshirshëm”

Shtëpia e Volodymyr Zelensky përfundon në duart e rusëve

18.09.2023 - 09:30

Rreth 100 prona të shtetëzuara më parë “nga oligarkët ukrainas”, së shpejti do të dalin në shitje në Krime, përfshirë apartamentin e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky. Njoftimi vjen nga kreu i Parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov. Vendimi u mor nga Parlamenti i Krimesë i cili zgjeroi listën e pronave të shtetëzuara, ku përfshiheshin asetet e oligarkëve dhe politikanëve ukrainas, si dhe apartamenti i familjes Zelensky në Livadia. Paratë e mbledhura nga shitja e banesës, afërsisht 100 metra katrorë, do të përdoren për nevojat e “operacionit special”. Këto prona të përfunduara në shitje janë në veçanti ambiente banimi, duke përfshirë apartamentin e vetë çiftit Zelensky, objektet e kujdesit shëndetësor dhe vendpushimet, ambientet tregtare dhe me pakicë. Nga shitja e tyre priten të ardhura mbi 800 milionë rubla, para që do të rrisin buxhetin e republikës. Aneksimi i Rusisë i vitit 2014 shkaktoi një rrëmbim masiv toke në të gjithë gadishullin pasi të paktën 4,000 ndërmarrjeve dhe individëve iu shpronësuan pronat e tyre vetëm në vitin e parë të pushtimit. Në shumë raste, pronarët u detyruan të paguanin ryshfet thjesht për të rikthyer të drejtat e tyre pronësore pasi qeveria ruse filloi të regjistronte pronat përsëri. Në fillim të këtij viti, autoritetet ruse në Krime urdhëruan shtetëzimin e rreth 700 pronave, nga vreshtat tek fabrikat, që u përkisnin disa prej manjatëve më të pasur të Ukrainës të dyshuar për “veprimtari armiqësore” dhe lidhje me qeverinë e Kievit. Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës varet gjithashtu nga këto sinjale mediatike dhe qëllimi i Moskës për të “treguar muskujt” e saj në Kiev është i qartë.