MENU
klinika

Ndryshim drastik!

Si duket Sophie Turner pas divorcit me Joe Jonas

13.09.2023 - 12:14

Një nga çiftet më të dashura të showbizz-it, konfirmoi pak ditë më parë ndarjen dhe procedurat e divorcit mes dyshes Joe Jonas dhe Sophie Turner sapo kanë nisur. Pas 4 vitesh martesë, dyshja ndanë rrugët për arsye të cilat ngelen mister dhe asnjëri prej tyre nuk ka dashur t’i komentojë.

Këngëtari dhe aktorja e njohur janë tashmë në shënjestër të paparacëve. Si po shkon jeta e tyre pas ndarjes?

Në rrjet po qarkullojnë disa foto të aktores 27-vjeçare Sophie Turner, e cila duket komplet ndryshe.

Me flokë të shkurtër, dhe rroba të zakonshme, grim të rëndë e një tatuazh të pazakontë ngjyrë të bardhë në kurriz, Turner duket se nuk po e përjeton normalisht ndarjen nga bashkëshorti i saj.