MENU
klinika

Një "lutje" për fansat

Joe Jonas flet për herë të parë për divorcin nga Sophie Turner!

11.09.2023 - 10:37

Joe Jonas ka folur për herë të parë për ndarjen e tij nga Sophie Turner.

Këngëtari i “Waffle House” ndërpreu koncertin e Jonas Brothers në Los Angeles në Dodger Stadium për të bërë një deklaratë për fansat e tij.

“Ka qenë një javë e çmendur”, pranoi Joe, 34 vjeç.

“Thjesht dua të them se nëse nuk e dëgjoni nga këto buzë, mos e besoni. Në rregull?”, tha ai.

Ylli i “Camp Rock”, i cili ishte në skenë me vëllezërit e tij Kevin dhe Nick Jonas, shtoi: “Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Unë dhe familja ime ju duam”.

Joe më pas filloi këngën e grupit “Hesitate”, të cilën ia dedikoi Turner-it, në të kaluarën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sërish bashkë pas karrierave solo

“Jonas Brothers” nuk ndalen pas ribashkimit

Drejt altarit për herë të dytë

Nuk e dimë për ju, por Joe Jonas po rimartohet!