MENU
klinika

Autori e ndoqi “shënjestrën” për disa metra...

Si ndodhi atentati në Vlorë? Detaje tronditëse

10.09.2023 - 09:07

Janë zbardhur të tjera detaje të reja nga atentati makabër në Vlorë ku mbeti i vrarë Laert Keka.

Raportohet se 41-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa ecte me motor.

Mësohet se fillimisht ai është qëlluar përpara bibliotekës së Vlorës nga një mjet me targa italiane. Pasi është qëlluar, Koka ka rënë nga motori dhe ka ecur për rreth 100 metra, ndërsa autori e ka ndjekur nga pas edhe është siguruar që ta vrasë.

Më pas 41-vjeçari është qëlluar sërish para kishës Ortodokse.

Mjeti që është përdorur nga autorët, është gjetur i djegur në fshatin Kotë në Vlorë.