MENU
klinika

"Asi nën mëngë" i Vladimir Putin

Si po zhvendoset në heshtje lufta në Detin e Zi

15.09.2023 - 08:30

Nga Marsela Shytia

Në një ditë që supozohej të ishte një nga rastet e rralla kur Putini mund të shpallte një fitore të tillë diplomatike, me vizitën nga kolegu “i dëbuar global”, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ukrainasit përgatitën një surprizë të pakëndshme për liderin rus. Të mërkurën herët në mëngjes, Sevastopoli, qyteti më i madh në Krimenë e pushtuar dhe gjithashtu selia e Flotës ruse të Detit të Zi, u sulmua. Sulmi kundër kantierit detar të Sevastopolit është një tjetër sulm ukrainas ndaj aftësive operacionale të Rusisë në Detin e Zi. Ngjarja sigurisht që ka një vlerë simbolike dhe ia bën të qartë ushtrisë së Moskës se as strukturat e saj më të fortifikuara strategjike nuk janë të sigurta nga raketat “Storm Shadows”. Pasojat e këtij suksesi për Kievin, megjithatë, mund të shtrihen shumë përtej bombardimeve “të thjeshta”, veçanërisht në lidhje me një nga objektivat e shkatërruar: nëndetësen e klasit Kilo “Rostov-on-Don”.

Beteja në Detin e Zi

Në Detin e Zi, Ukraina ka arritur tashmë një fitore të rëndësishme: pavarësisht mungesës së një force detare, ajo arriti të detyrojë flotën ruse në një pozicion mbrojtës. Në fazat fillestare të luftës, anijet e Vladimir Putin kryen operacione afër bregut dhe mund të garantonin mbështetje për trupat tokësore, si dhe përbënin një rrezik real për mbijetesën ekonomike të vendit të pushtuar përmes një bllokimi total të porteve. Përdorimi në rritje i Kievit i raketave të lundrimit Neptun dhe tërheqja nga ishulli i gjarpërinjve e ka privuar flotën ruse nga mbulimi ajror i nevojshëm për të kryer këto lloj operacionesh. Kësaj i shtohej edhe vendosja e dronëve kamikaze detare, një kërcënim i vazhdueshëm ndaj të cilit anijet e Federatës nuk kanë gjetur ende një përgjigje efektive.

Nëndetëset Kilo

Rusia, megjithatë, ka ende një kartë në dorë me të cilën mund të kërcënojë Ukrainën: nëndetëset e klasës Kilo. Anijet 300 milionë-dollarëshe zakonisht mbajnë një grup deri në 18 silurë ose 24 mina detare, por gjithashtu mund të ngarkojnë një maksimum prej katër raketa lundrimi Kalibr. Deri më tani, katër anijet e këtij lloji janë përdorur si platforma lëshimi për raketat Kalibr, koka supersonike kundër anijeve dhe kundërtokës, të cilat gjatë dimrit i kanë shkaktuar goditje të rënda infrastrukturës strategjike ukrainase dhe veçanërisht rrjetit elektrik. Nëndetëset e përmirësuara të klasit Kilo referohen si gjenerata e tretë e nëndetëseve të mëdha naftë-elektrike. Sipas Rusisë, nëndetëset janë ndër më të qetat në botë. Janë 74 metra të gjata, kanë një zhvendosje prej mbi 3,900 ton dhe një thellësi operacionale prej 240 metrash. Tani Moska, megjithatë, mund të vendosë të “ringjallë” idenë e një bllokadë ekonomike të vendit dhe ta zbatojë atë falë nëndetëseve.

ISTANBUL, TURKEY – NOVEMBER 02: The Malta flagged bulk carrier Zante en-route to Belgium transits the Bosphorus carrying 47,270 metric tons of rapeseed from Ukraine after being held at the entrance of the Bosphorus due to Russia pulling out of the Black Sea Grain agreemen on November 02, 2022 in Istanbul, Turkey. Today, Russia rejoined a deal to allow safe passage to grain shipments from Ukraine after suspending its participation this weekend. The deal, brokered by Turkey and the United Nations in the summer, was meant to avert food shortages related to Russia’s invasion of Ukraine, one of the world’s largest grain exporters. (Photo by Chris McGrath/Getty Images)

Lufta e zgjatur

Ecuria e ngadaltë e kundërofensive ukrainase dhe sezoni i ftohtë që po afrohet e bëjnë këtë mundësi gjithnjë e më konkrete. Ngadalësimi i operacioneve të luftës për shkak të muajve të dimrit dhe mungesa e një fitoreje vendimtare për Kievin në fushë do të bënte që lufta të shkojë gjithnjë e më tej drejt rrugës së një konflikti të gjatë. Nga ky këndvështrim, aspekti ekonomik do të luante një rol themelor. Në vitin 2022, PBB-ja e vendit u tkurr me 30% dhe pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja në shkallë të gjerë, pesë vende të Bashkimit Evropian vendosën një veto për shitjen e drithërave ukrainas në territorin e tyre. Pas “tymit të zi” të takimit në Soçi mes Erdoganit dhe Putinit, Varshava e zgjati ndalimin përtej datës së skadimit të 15 shtatorit. Në një situatë të tillë brishtësia ekonomike, një fushatë nëndetëse ruse mund t’i jepte goditjen përfundimtare Ukrainës, duke e privuar atë nga aftësia për t’i bërë ballë një lufte rrënimi. Prandaj, mund të supozohet se shkatërrimi i “Rostov-on-Don” ishte një lloj veprimi parandalues, një goditje që iu dha jo vetëm aftësisë së Rusisë për të mirëmbajtur dhe riparuar anijet e saj në Detin e Zi, por edhe për mundësinë e saj për të ndryshuar strategjinë dhe për të adoptuar një qasje që, për momentin, ushtria ukrainase nuk do të ishte e gatshme ta kundërshtonte.