MENU
klinika

Detajet

Soreca takim me Ramën, diskutojnë mbi përgatitjen e Samitit të Berlinit në Tiranë

07.09.2023 - 17:46

Ambasadori i komanduar i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është takuar me kryeministrin Edi Rama, në fillim të mandatit të tij të përkohshëm.

Gjatë këtij takimi Rama dhe diplomati i BE kanë diskutuar mbi përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tetor në Tiranë. Soreca e siguroi Ramën për mbështetjn e plotë për integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Ambasadori Luigi Soreca u takua sot me Kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë a.i. në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt #BE-së. Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në #Tiranë.”-thuhet në faqen zyrtare të dlegacionit të BE në Tiranë.