MENU
klinika

Deklarata

“Tani është koha”, ambasadori Soreca me mesazh të rëndësishëm

03.07.2019 - 12:21

Në lidhje me lajmin se KE nuk pranoi kërkesën e Holandës për kthimin e vizave për Shqipërinë ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit të BE, Luigi Soreca.

Ambasadori Soreca konfirmon vendimin e KE, teksa shkruan në “Tëitter” se Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe vendet e tjera.

Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së Holandës dhe bazuar në të dhënat përkatëse të informacionit në dispozicion, Komisioni i BE-së ka vendosur që në situatën aktuale nuk janë plotësuar rrethanat për të vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të vizave.

Komisioni sigurisht do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza.

Tani është koha që, pas këtij konfrimimi, Shqipëria të çojë më tej arritjet e saj të rëndësishme të vitin 2010 dhe për të ecur përpara me energji të përtërira, duke pasur parasysh vendimin e rëndësishëm të Këshillit të BE-së në tetor. #BEpërShqipërinë“, shkruan kryediplomati i BE.